14.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

I tha hapur Ziadinit “Më preve në besë”, shkarkohet kryetari i degës së Strugës, Lulzim Nasufi

Kryetari i degës së ASH-Sela në Strugë, Lulzim Nashfi, është shkarkuar nga organet e partisë! Vendim vjen pas dy paraqitjeve publike të Nasufit, e pata kur akuzoi Ziadin Selën me fjalët “Më preve në besë”, pasi nuk u vendos si kandidat për Strugën dhe vendimi pas video paraqitjes kur deklaroi se ngrin aktivitetet e tij, pas mos respektimit të vullnetit të degës nga ana e kreut të partisë.

Shkrimi i plotë i Lulzim Nasifit:

“Sot 10 Gusht 2025, pa asnjë vendim për shkarkimin tim si Kryetar i Degës së Aleancës për Shqiptarët në Strugë, pa thirrje të kuvendarëve, pa votat unanime të tyre dhe me shkelje flagrante të Statutit të partisë, u zëvendësova në postin e Kryetarit të Degës së ASH – së./Ora24.tv

Ky veprim nuk është vetëm në kundërshtim me rregullat që vetë i kemi miratuar, por është edhe një goditje ndaj demokracisë së brendshme dhe vullnetit të strukturave që më kanë zgjedhur. 

Unë do të mbetem gjithmonë në krah të atyre që besojnë te transparenca, respekti dhe vendimmarrje të ndershme.

Lulzim Nasufi”./ORA24.TV

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit