I riu nga Gostivari kërcënon prindërit me mjet të mprehtë

“Tetovasot” raporton për një incident familjar në Gostivar ku një 25-vjeçar është arrestuar për sjellje agresive në familje.

 

Më 05.03.2026 rreth orës 01:40, policia nga OVR Gostivar ka privuar nga liria P.B. (25) nga Gostivar.

 

Sipas policisë, ai është sjellë në mënyrë agresive në shtëpi, ka dëmtuar orenditë dhe u ka drejtuar kërcënime prindërve të tij me një mjet të mprehtë.

Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të parashtrohet kallëzim përkatës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit