14.8 C
Skopje
Tuesday, October 21, 2025

I mori jetën të ëmës duke ja mbështjellë peshqirin pas qafës, 18-vjeçari shtang policët me deklaratën e tij: Gjithmonë kam dashur ta vras…

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në Greqi, ku një 18-vjeçar vrau nënën e tij. Sipas mediave vendase mësohet se i riu, në gjendje të qetë psikologjike vendosi që t’i merrte jetën nënës së tij dhe më pas të telefononte policinë për t’i njoftuar për krimin që sapo kishte kryer.

Siç raportuam dhe më herët, 18-vjeçari i cili jetonte në zonën e Flamoulit në Trikala, pasi kreu aktin e tij të tmerrshëm telefonoi policinë dhe u tha se kishte vrarë të ëmën. Pas telefonatës ai qëndroi në shtëpi në pritje të Policisë për ta arrestuar.

Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor rrëfeu se jeta e “shthurur” e së ëmës dhe debatet e njëpasnjëshme me të e shtynë që të ndërmerrte aktin ekstrem.

“Gjithmonë kam dashur ta vras ​​nënën time , sepse ajo nuk më kushtoi vëmendje, debatonte me mua dhe kishte shumë lidhje”, mësohet të ketë thënë ai në Polici.

Nëna e 18-vjeçarit ishte divorcuar nga i ati dhe prej asokohe ajo kishte debate të vazhdueshme më të birin.  Mirëpo, nga dëshmia e dhënë nga i riu ditën e sotme nuk ka pasur asnjë konflikt mes tyre dhe se në momentin kur e vrau ishte i qetë.

“Pa ndodhur asgjë mes nesh, u ngrita, vendosa, mora peshqirin e saj, e vura rreth qafës, e shtrydha dhe e vrava”, thuhet se i tha 18-vjeçari policisë, në momentin që e telefoni për të denoncuar krimin që sapo kishte kryer.

Ndërkohë njëra nga fqinjët e 54-vjeçares e tronditur nga ky krim tregoi se ajo nuk jetonte më fëmijët.

“Është shumë tragjike. Nuk kam idenë se çfarë ka ndodhur. Fëmijët nuk jetonin me të”, shtoi fqinja e viktimës.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit