I merret Porsche-ja, voziste pa patentë shoferi

Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, efektivët e policisë rrugore në Tetovë kanë ndaluar një mjet luksoz, veprim që ka çuar në arrestimin e drejtuesit dhe konfiskimin e automjetit.

​Sipas njoftimit zyrtar, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:20 në bulevardin “Bllagoja Toska”. Gjatë një kontrolli rutinë të qarkullimit, policia ka ndaluar automjetin e tipit “Porsche” me targa të Tetovës, i cili drejtohej nga personi me iniciale R.I. (27 vjeç), banues në fshatin Trebosh.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit