I lindur në Mitrovicë, i rritur në Suedi, mburrna që jam shqiptar, Adnan Dibrani: Kurrë rrënjët e mia nuk i harroj

Me rastin e Samitit të katërt të Diasporës, i cili do të mbahet për tre ditë radhazi në Tiranë, duke nisur nga kjo e hënë, anëtari i Parlamentit Evropian, Adnan Dibrani, duke mos qenë vetë i pranishëm, ka përcjellë një video mesazh për këtë ditë.

 

Dibrani, shqiptari që ka ndërtuar suksesin e tij në politikën suedeze dhe përtej, duke mishëruar vlerat dhe krenarinë e të qenit shqiptar në zemër të Evropës, shprehet se sado që nuk mund të jetë këtë vit i pranishëm në këtë samit, thotë se kurrë rrënjët e tij nuk i harron dhe me shpres se vitin tjetër do të mrrë pjesë.

 

Mesazhi i Eurodeputetit Adnan Dibrani në nisje të Samitit të IV të Diasporës në Tiranë:

 

“Përshëndetje të gjithëve, shumë prej jush këtë javë keni ardhur nga diaspora për të vizituar Tiranën dhe Shqipërinë. Mua këtë javë më duhet të shkoj për në Uashington, por kështu është shkruar për ne, gjithmonë në lëvizje.

 

Gjatë gjithë kohës edhe në Stokholm edhe në Parlamentin Evropian në Bruksel kurrë rrënjët e mia nuk i harroj! I lindur në Mitrovicë, por i rritur në Suedi, mburrem që jam shqiptar dhe të gjithë e dinë që jam shqiptar. Ju dëshiroj suksese gjatë kësaj jave dhe vetëm një mesazh kam, shihemi vitin tjetër dhe sa më fortë se kurrë”, është shprehur ai./ KultPlus.com

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit