Një shtetas i Maqedonisë së Veriut është arrestuar në pikën kufitare Qafë Thanë, në kufirin me Shqipërinë, pasi rezultonte i kërkuar ndërkombëtarisht nga Gjermania.
Sipas njoftimit zyrtar, bëhet fjalë për F.A. (32), i cili ishte në listën e Interpol Visbaden për veprën penale të mashtrimit. Ai pritet të ekstradohet në Gjermani.
Ky është arrestimi i radhës i një shtetasi të Maqedonisë së Veriut në këtë pikëkalim kufitar. Më herët ishte ndaluar edhe A.A. (34) nga Kërçova, i dënuar me 20 vjet burg dhe i kërkuar nga autoritetet zvicerane.





