13.8 C
Skopje
Monday, October 13, 2025

“I hapte dyert e veturave, i merrte dhe ia shiste 22-vjeçarit”, 68-vjeçari nga Likova përfundon në paraburgim për katër vepra penale

Njësiti për punë të brendshme Qendër dhe Bit Pazar në kuadër të Sektorit të Punëve të Brendshme Shkup, ka ngritur kallëzim penal kundër Sh.N.(68) nga Likova dhe kundër F.L.(22) nga Shkupi pasi siç bëjnë të ditur nga Ministria e Punëve të Brendshme, ekzistojnë dyshimet se ka kryer pesë vepra penale, transmeton TV21.

Sh.N. dyshohet se ka kryer veprën penale “marrje të veturave”, prej të cilave tre janë në komunën Qendër dhe një në komunën e Aerodromit, ndërkaq F.L. dyshohet se ka kryer veprën penale “ndihmë”.

“I dyshuari i parë veprat i ka kryer në 2 muajt e fundit, kështu që duke përdorur forcë dhe me mjet i ka hapur dyert e veturave, i ka marrë veturat dhe i ka shitur te i dyshuari i dytë, ku veturat më pas janë demoluar dhe shitur për pjesë”, thuhet në njoftim.

Nga MPB-ja bëjnë të ditur se nëpunësit policorë me urdhër gjyqësor kanë kryer bastisje në hapësirat e F.L., ku janë gjetur një pjesë e madhe e veturave që dalin nga veprat penale.

Shtojnë se për rastin është njoftuar prokurori publik, me kërkesë të së cilit Gjykata ka shqiptuar edhe masën e paraburgimit për Sh.N.. /TV21

Lajme të ngjajshme

2 KOMENTET

  1. I was cuious if you ever thought of changing
    the page layout of your blog? Its very well written; I love what youve got too say.

    But maye you could a little more in the way of content so
    people could connect with it better. Youve got an awful lot
    of text for only having one or two pictures. Maybe you could space
    it out better? https://u7bm8.mssg.me/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit