17.8 C
Skopje
Sunday, October 12, 2025

Humori që bashkon – “Qumili” viziton komunën e Çairit

Zyra e kryetarit të Komunës së Çairit, Visar Ganiu, u mbush me atmosferë të veçantë dhe emocione pozitive gjatë një vizite të veçantë nga mjeshtri i humorit shqiptar, Sevdai Radogoshi – i njohur gjerësisht si Qumili.

Postimi i plotë tijë në facebook

Atmosfera që mbushi zyrën tonë sot ishte e veçantë – e mbushur me energji pozitive, të qeshura të sinqerta dhe frymëzim. Kjo falë pranisë së një figure të dashur për të gjithë shqiptarët, mjeshtrit të humorit Sevdai Radogoshi – Qumilit, i cili na nderoi me vizitën e tij.

Së bashku me nënkryetaren Sermine Purini, aktorin Visar Etemi, si dhe studentet nga Gjakova – Blendina Katona dhe Rrona Dujaka, të cilat janë pjesë e Institutit të Modës “Izet Curi” – ndamë momente të çmuara që na rikujtuan fuqinë e artit për të afruar njerëzit, për të shëruar shpirtin dhe për të ruajtur optimizmin edhe në kohë sfiduese. Humori i tij i mprehtë dhe njëkohësisht njerëzor është një pasuri kulturore që na frymëzon të gjithëve.

Ky takim ishte shumë më tepër se një vizitë – ishte një rikujtim i bukur për rëndësinë që kanë gëzimi, fjala e mençur dhe arti i vërtetë në jetën tonë të përditshme.

https://www.facebook.com/share/p/1EWKyyAz9s/

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit