12.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Hulumtuesit zhvillojnë një lule të re, e cila mund ta pastrojë ajrin e shtëpisë

Të gjithë dëshirojmë ta mbajmë ajrin në shtëpitë tona sa më të pastër, dhe ndonjëherë i përdorim filtrat e ajrit HEPA për t’i larguar alergjenët dhe grimcat e pluhurit.

Por disa komponentë të rrezikshëm janë shumë të vegjël për t’u bllokuar në këta filtra. Molekulat e vogla si kloroformi, i cili është i pranishëm në sasi të vogla në ujin me klor ose në benzol, që është një komponent i benzinës, akumulohet në shtëpitë tona kur bëjmë dush ose e ziejmë ujin, ose kur i lëmë automobilat ose kositëset në garazhet e bashkangjitura, shkruan sot “Koha Ditore”. Si ekspozimi ndaj benzolit ashtu edhe ai ndaj kloroformit janë lidhur me kancerin.

Tani hulumtuesit në Universitetin e Washingtonit e kanë modifikuar gjenetikisht një lule të zakonshme shtëpiake – dredhkën (pothos ivy) – për ta larguar kloroformin dhe benzolin nga ajri rreth saj. Lulet e modifikuara e shprehin një proteinë, të quajtur 2E1, e cila i transformon këta komponentë në molekula të cilat bimët pastaj mund t’i përdorin për ta mbështetur rritjen e tyre. Ekipi i ka publikuar rezultatet e veta ditë më parë në Environmental Science & Technology.

“Njerëzit nuk kanë folur për këta përbërës të rrezikshëm organikë nëpër shtëpi dhe mendoj se kjo është për shkak se nuk mund të bëjmë asgjë për to”, tha autori i lartë Stuart Strand, profesor i hulumtimit në departamentin e inxhinierisë civile dhe mjedisore të UW. “Tani kemi inxhinieruar bimët për t’i larguar këta ndotës për ne”.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit