Hristijan Mickoski uron Fitër Bajramin me mesazh të fuqishëm për bashkëjetesë dhe solidaritet

Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski uroi të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e Fitër Bajramit, duke theksuar rëndësinë e respektit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri.
Në mesazhin e tij, Mickoski tha se fuqia e një shoqërie matet nga gatishmëria jonë për të ndihmuar të tjerët, për të treguar mirëkuptim dhe për të mbështetur njëri-tjetrin. Ai u bëri thirrje qytetarëve të kultivojnë bashkëjetesën, të ndërtojnë besim dhe të investojnë në një të ardhme të përbashkët me paqe, stabilitet dhe prosperitet.
“Le të mbushen shtëpitë tuaja me ngrohtësi, dashuri dhe begati,” përfundon urimi i Mickoskit, duke dëshiruar shëndet, përparim dhe lumturi për të gjithë.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit