Hristijan Mickoski: Nga sot më lirë në pompë – 3 denarë ulje për qytetarët

 

Shkup – Kryeministri Hristijan Mickoski njoftoi se nga sot qytetarët do të përfitojnë ulje të çmimeve të karburanteve për 3 denarë për litër në të gjitha pikat e shitjes që janë klientë të kompanisë OKTA.

 

Sipas tij, vendimi vjen pasi Ministrja e Energjisë, Burimeve Minerale dhe Minierave zhvilloi një bisedë telefonike me Drejtorin e Përgjithshëm të OKTA, ku u arrit dakordim për uljen e çmimeve të derivateve.

 

“Kjo do të thotë se nga çmimet maksimale të përcaktuara nga Komisioni Rregullator i Energjisë, qytetarët do të paguajnë 3 denarë më pak për litër”, deklaroi Mickoski.

 

Ai theksoi se me këtë ulje, vendi synon të ketë ndër çmimet më të ulëta të karburanteve në Evropë, duke e konsideruar këtë si një hap konkret për lehtësimin e kostos së jetesës për qytetarët.

 

Autoritetet paralajmëruan se do të vazhdojnë të monitorojnë situatën në treg dhe të ndërmarrin masa të tjera nëse është e nevojshme, me qëllim stabilizimin e çmimeve dhe mbrojtjen e standardit të qytetarëve./Ora24.tv

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit