13.8 C
Skopje
Monday, November 3, 2025

Hristijan Mickoski: Filloi rindërtimi i kinos së vjetër “Partizani” në Manastir

Sot nga Manastiri, kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, njoftoi se ka nisur zyrtarisht rindërtimi i objektit të vjetër të kinos “Partizani”, një ndër projektet e shumëpritura për qytetarët e Manastirit.

“Jam i bindur se ky projekt, ashtu si edhe shumë të tjerë që po realizohen në qytet, do të sjellë vlerë të shtuar dhe përmirësim konkret në cilësinë e jetës për qytetarët e Manastirit,” theksoi Mickoski.

Ai përgëzoi kryetarin aktual të komunës për punën e bërë dhe theksoi pritshmëritë për një fitore bindëse në zgjedhjet lokale, që do të mundësojë vazhdimësi të projekteve pa pengesa nga këshilli komunal, siç ka ndodhur më parë.

“Për fat të keq, për shkak të obstruksioneve në këshill, ende nuk kemi mundur të fillojmë ndërtimin e sallës sportive, por besoj se në mandatin e ardhshëm do ta bëjmë realitet edhe atë projekt,” shtoi ai.

Në vijim, Mickoski renditi një sërë investimesh që tashmë janë në fazë përfundimtare ose që së shpejti do të nisin: përfundimi i ngrohjes qendrore, ndërtimi i stacionit për pastrimin e ujërave, si dhe rreth 15 milionë euro investime në rrugë, bulevarde, shkolla, çerdhe dhe hapësira publike.

“Kur të mblidhen të gjitha, mbi 100 milionë euro investime do të hyjnë në Manastir në periudhën që vjen,” tha Mickoski, duke falënderuar administratën komunale, këshilltarët mbështetës, deputetët dhe anëtarët e qeverisë që ndihmojnë në realizimin e projekteve.

“Manastiri ka qenë dhe do të mbetet një nga pikat tona më të rëndësishme të fokusit,” përf undoi Mickoski.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit