Do të doja, në emrin tim, të shpreh kënaqësinë që më në fund STRYKER janë këtu dhe që do të vijnë edhe sasi shtesë, me çka do të forcohet ndjeshëm kapaciteti i ushtrisë maqedonase. Falënderim i madh për ushteinë, për ushtarët, për eprorët, për gjeneralët, për Ministrinë e Mbrojtjes, për ministrin, për njerëzit rreth tij, zëvendësin, sekretarin shtetëror, kolegët nga Qeveria dhe sigurisht një falënderim i madh gjithashtu për partnerët tanë strategjikë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ambasadën e SHBA-së tek ne për gjithë mbështetjen dhe logjistikën që na japin.
Kjo për ne ka shumë rëndësi, përmirëson praktikisht operativitetin dhe rrit mobilitetin e vetë armatës dhe në këtë mënyrë bëhemi më konkurrues krahasuar me armatat e tjera. Ne si Qeveri do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të investojmë në Armatën tonë maqedonase, vlerësojmë se kjo është shumë e rëndësishme. Dëshirojmë të kemi pajisje të reja dhe moderne, natyrisht brenda mundësive të buxhetit dhe të gjitha kritereve që kërkohen të përmbushen deri në vitin 2032 nga ana jonë. Ajo që tani përfaqëson minimumin, ne jemi shumë mbi atë minimum dhe jemi ndër vendet që investojnë më shumë se ai minimum që deri më tani ishte 2% e BPV-së, ndryshe nga disa vende të tjera që ende nuk e kanë arritur atë minimum.
Prandaj, edhe një herë uroj për të gjitha këto dhe u dëshiroj që të përdoren me sukses dhe në këtë mënyrë të vazhdojmë ta pajisim Armatën tonë maqedonase.
|