Hoxha nga Malisheva, Xhevat Kryeziu, ka përcjellë një mesazh për unitetin kombëtar të shqiptarëve, duke theksuar se identiteti kombëtar duhet të jetë mbi ndarjet fetare.
Kryeziu, i lindur në vitin 1958 në fshatin Bubavec të Malishevë, ka deklaruar se dëshiron “të vdes si shqiptar e jo si turk apo arab”, duke shtuar se feja është çështje personale dhe shpirtërore.
Ai thekson se shqiptarët kanë besime të ndryshme fetare, por sipas tij është shumë e rëndësishme që të mos përçahen mes vete dhe të vendosin kombin dhe atdheun mbi gjithçka.
Shiko videon: https://www.facebook.com/share/v/1Eba6bqKYN/?mibextid=wwXIfr



