Hoxha takim me BERZH: Fokus te tranzicioni i gjelbër dhe projekti mjedisor

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, zhvilloi takim pune me një delegacion të Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), të udhëhequr nga Elena Gordeva, drejtoreshë dhe shefe e Sektorit të Infrastrukturës për Evropën me seli në Londër, dhe Fatih Turkmenoglu, drejtues i BERZH-it për Maqedoninë e Veriut.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin aktual ndërmjet Ministrisë dhe BERZH-it, si dhe për mundësitë për avancimin e mëtejshëm të tij. Përfaqësuesja e BERZH-it shprehu gatishmëri për vazhdimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit, me fokus në modernizimin e infrastrukturës, tranzicionin e gjelbër dhe përmirësimin e cilësisë së mjedisit jetësor.

Ministri Hoxha theksoi rëndësinë e partneritetit me BERZH-in në realizimin e projekteve kyçe mjedisore në Maqedoninë e Veriut, duke nënvizuar se mbështetja nga institucionet financiare ndërkombëtare është jashtëzakonisht e rëndësishme për përshpejtimin e reformave dhe për zbatimin e zgjidhjeve bashkëkohore për sfidat mjedisore.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit