Hoxha: Po forcojmë kontrollin shtetëror ndaj ndotësve

Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muamet Hoxha, sot vizitoi Laboratorin Qendror pranë Ministrisë, ku paralajmëroi zgjidhje sistematike dhe të koordinuar të të gjitha sfidave institucionale.

Hoxha, siç informoi Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, theksoi se një Laborator Qendror modern dhe funksional përbën themelin e mbrojtjes efikase të mjedisit jetësor dhe garanci për të dhëna të sakta dhe në kohë, në interes të shëndetit publik. Qëllimi është të sigurohen kushte stabile pune dhe avancim afatgjatë i kapaciteteve.

Gjatë vizitës u theksua se Laboratori ka rinovuar me sukses akreditimin për katër vitet e ardhshme për gjithsej 20 metoda, nga të cilat një për matjen e zhurmës ambientale dhe 19 për ujërat e ndotura industriale dhe ujërat sipërfaqësore.

Hapi i radhës është përshpejtimi i procesit të akreditimit të metodave për matjen e ndotjes së ajrit nga burime stacionare.

“Po ashtu, gjatë vizitës u prezantua instrumenti i ri ICP-MS, i cili mundëson analizën e metaleve të rënda në tokë, ujë dhe ajër, me çka do të përmirësohen ndjeshëm kapacitetet analitike të Laboratorit Shtetëror për Mjedisin Jetësor. Hapi i ardhshëm është plotësimi i stafit, për çka Ministria do të iniciojë procedurë në nivel qeveritar”, qëndron në kumtesën.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit