Hoxha: Pagesa për blegtorët është realizuar

 

Një lajm i mirë për blegtorët e vendit: është realizuar pagesa në vlerë prej 1.021.527.000 denarësh për 2.139 fermerë, si mbështetje direkte për dele më të vjetra se 12 muaj, në kuadër të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2025.
Kjo mbështetje shkon drejtpërdrejt tek njerëzit që punojnë çdo ditë në terren dhe përfaqëson një hap konkret drejt forcimit të sektorit të blegtorisë në vend.

Zëvendësministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka bërë të ditur përmes një postsimi në Facebook se institucionet do të vazhdojnë të qëndrojnë pranë fermerëve dhe të punojnë për më shumë mbështetje konkrete, duke garantuar stabilitet dhe zhvillim të qëndrueshëm për sektorin bujqësor.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit