Hoxha: Mbi 280 milionë denarë për fermerët – mbi 4.700 përfitues nga subvencionet e bujqësisë

Zv/ministri i Bujqësisë, Albrim Hoxha, ka njoftuar se janë realizuar pagesa në vlerë prej mbi 280 milionë denarësh për më shumë se 4.700 përfitues, në kuadër të programeve për mbështetje financiare në bujqësi.

Sipas njoftimit, këto mjete janë destinuar për disa kategori kyçe të prodhimit bujqësor, duke përfshirë pagesat për qumështin e lopëve, deleve dhe dhive, mbështetjen për krerë gjedhi të rritur ose të therur si dhe për zogj njëditorë broilerë dhe pula njëditore për vezë.

Zv/ministri Hoxha theksoi se këto masa përfaqësojnë mbështetje konkrete për fermerët dhe ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e prodhimit vendor.

“Këto janë masa konkrete që forcojnë prodhimin vendas dhe mbështesin punën e përditshme të fermerëve tanë”, shkruan ai.

Sipas Hoxhës mbështetja financiare do të vazhdojë edhe në periudhën në vijim, me qëllim përmirësimin e kushteve në sektorin bujqësor dhe rritjen e konkurrueshmërisë së prodhuesve vendas.

Për më shumë detaje, qytetarët mund të informohen në faqen zyrtare të Ministrisë së Bujqësisë:

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit