Liga e Europës rikthehet sot ku të gjitha skuadrat zbresin në fushë për të luajtur ndeshjet e vlefshme për javën e 3-të.
AS Roma do të presë Viktoria Plzen, ndërsa Aston Vila luan në transfertë me Eagles.
Në fushë do të zbresin edhe lojtarë të kombëtares së Shqipërisë si Arbër Hoxha me Dinamo Zagrebin që kryeson renditjen me pikë të plota dhe Nedim Bajrami me Gllasgou Rejnxhërs.