Heshtja flet më fort se fjalët: Prindërit nga “Puls” bënë thirrje për solidaritet me viktimat në Zvicër

Me qirinj të ndezur dhe në një atmosferë të qetë e dinjitoze, pasditen e sotme në Koçan u mbajt një tubim paqësor nën moton “Dy qytete – e njëjta dhimbje”. Qytetarë nga të gjitha gjeneratat u mblodhën për të shprehur ngushëllime dhe solidaritet me familjet e viktimave të tragjedisë në qendrën zvicerane të skijimit Kran-Montana.

Në tubim morën pjesë edhe prindërit e fëmijëve që humbën jetën në zjarrin në diskotekën “Puls” në Koçan. Ata theksuan se e kuptojnë thellë dhimbjen, humbjen dhe zbrazëtinë që lë pas një tragjedi e tillë, duke nënvizuar se heshtja ndonjëherë flet më fort se fjalët. Në apelin e tyre, ata u bënë thirrje qytetarëve për solidaritet dhe empati me viktimat dhe familjet e prekura nga tragjedia në Zvicër.

Në shenjë nderimi për jetët e humbura, të pranishmit lëshuan 40 balona të bardhë drejt qiellit – simbol i rinisë që u shua para kohe.

Pa fjalime dhe pa pankarta, tubimi kaloi në heshtje, e ndërprerë vetëm nga dridhja e flakëve të qirinjve. Mesazhi ishte i qartë – dhimbja nuk njeh kufij, ndërsa solidariteti njerëzor i lidh qytetet dhe njerëzit në momentet më të vështira.

Në zjarrin në Kran-Montana jetën e humbën 40 të rinj, ndërsa në tragjedinë në Koçan, gjatë performancës së grupit DNK, humbën jetën 63 persona.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit