Hazal Shuaip dëshmon talentin e saj të jashtëzakonshëm në piano

Hazal Shuaip, pianiste e re
dhe premtuese, po tregon se muzika është pasioni i saj kryesor.

Prej dy vitesh ajo ndjek mësimet e pianos nën udhëheqjen e prof. Arjana Kuriu Grubi, dhe përkushtimi i saj ka sjellë progres të dukshëm dhe zhvillim artistik.

 

Së fundmi, Hazal arriti një sukses të madh në “XIII International Piano Competition for Youth – Gevgelija 2025”, ku u vlerësua me Çmimin e Dytë, duke fituar 93 pikë në kategorinë e saj.

Ky rezultat tregon jo vetëm talentin e saj natyror, por edhe përgatitjen serioze dhe pasionin për piano.

Prof. Arjana Kuriu Grubi, pianiste dhe pedagoge me përvojë, njihet për punën e saj të jashtëzakonshme me talentet e reja dhe me nxënësit me autizëm, duke kontribuar në zhvillimin artistik dhe personal të tyre.

Ajo është pjesë e Fakultetit të Arteve në Universitetin e Tetovës që nga themelimi i tij në vitin 1994.

Ky bashkëpunim dhe arritjet e Hazalit janë një dëshmi e qartë e perspektivës së ndritur që ka në fushën e muzikës, duke e bërë atë një nga talentet më premtuese të skenës shqiptare të piano-s.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit