Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas vdekjes së ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke e cilësuar atë si një mik të madh të Kosovës.
Në reagimin e saj, Haxhiu theksoi se Engel ishte një përkrahës i palëkundur i lirisë dhe shtetësisë së Kosovës për më shumë se tri dekada në Kongresin amerikan.
Ajo kujtoi rolin e tij të rëndësishëm që nga thirrjet për ndërhyrjen e NATO në vitin 1999 kundër regjimit të Slobodan Milošević, e deri te mbështetja për shpalljen e pavarësisë së Kosovës në vitin 2008 dhe procesin e konsolidimit të shtetit.
“Në emër të institucioneve dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Engel dhe për popullin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në reagimin e saj.
Haxhiu theksoi se kujtimi dhe kontributi i Engel do të mbeten pjesë e përhershme e historisë së Kosovës



