Haraçina fiton Wi-Fi falas në hapësira publike – Projekti i udhëhequr nga Daut Beqiri pjesë e iniciativës rajonale WiFi4WB

Komuna e Haraçinës ka shënuar një arritje të rëndësishme në fushën e digjitalizimit, pasi projekti i saj është përzgjedhur në kuadër të iniciativës WiFi4WB (Wi-Fi për Ballkanin Perëndimor), pjesë e programit EU4Digital.
Ky projekt, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Republika Federale e Gjermanisë, dhe i zbatuar nga GIZ, do të mundësojë vendosjen e rrjeteve Wi-Fi falas në hapësira publike të komunës, duke rritur qasjen e qytetarëve në internet dhe shërbime digjitale.
Kryetari i komunës, Daut Beqiri, bëri të ditur se tashmë është zhvilluar një takim koordinues me operatorin e përzgjedhur për instalimin dhe mirëmbajtjen e rrjetit, kompaninë Telekom, me qëllim që projekti të realizohet me sukses dhe brenda afateve të parapara.
Sipas tij, ky është një hap konkret drejt fuqizimit të lidhjes digjitale në Haraçinë, duke e bërë komunën pjesë të një nisme rajonale që synon transformimin e qasjes në internet në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Përfitues direkt do të jenë qytetarët, të rinjtë, nxënësit dhe bizneset lokale, të cilët do të kenë mundësi më të lehtë dhe falas për t’u lidhur me botën digjitale.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit