3.8 C
Skopje
Saturday, November 1, 2025

Haqim Ramadani: Komuna e Bërvenicës është më e madhe se Shkupi, se Kumanova e se Shtipi e Gjevgjelia

Në një atmosferë entuziaste në Çellopek, kandidati i VLEN-it për komunën e Bërvenicës, Haqim Ramadani, mbajti një fjalim të zjarrtë para qindra qytetarëve, aktivistëve dhe mërgimtarëve që kishin ardhur për ta mbështetur.

Ramadani deklaroi se Bërvenica është sot në qendër të vëmendjes kombëtare, duke theksuar rëndësinë e bashkimit dhe të besimit në fitoren e së dielës.

“Komuna e Bërvenicës është më e madhe se Shkupi, se Kumanova e se Shtipi e Gjevgjelia.  Nuk më besuat? Sot do ta shihni se gjithë vëmendja është përqendruar tek komuna e Bërvenicës. Kjo tregon se konsistenca politike ka shumë rëndësi, sepse kur themi diçka, së pari duhet ta besojmë vetë. Unë, që nga dita e parë kur kandidova, kam besuar se kjo komunë është më e madhe dhe më e rëndësishme se çdo komunë tjetër, sepse ka popullin më të mirë, më fisnik, më punëtor dhe më të drejtë. sepse ka popullin më të mirë, më punëtorin, më fisnikun. Kudo flitet për Bërvenicën, sepse këtu është zemra e shqiptarëve”, tha Ramadani mes duartrokitjeve.

Ai falënderoi mërgatën për kontributin e madh financiar dhe moral që ka dhënë për komunën, duke theksuar se pa mërgimtarët, as nuk mbahet, as nuk fitohet komuna.

“Ju që jeni në mërgim, në Austri, Zvicër, Gjermani e kudo në botë, ju jeni forca e Bërvenicës. Pa ju, as zhvillim nuk ka, as fitore nuk ka,” u shpreh Ramadani.

Në fund, ai u bëri thirrje qytetarëve që të dielën të dalin masivisht në votime, duke theksuar se fitorja është e sigurt dhe se nata e së dielës do të jetë “nata e triumfit të bashkimit”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit