Haqim Ramadani ka folur për raportin e tij me Hristijan Mickoski, duke mohuar se ka pasur hidhërim personal mes tyre, ndërsa theksoi se beteja e tij ka qenë politike dhe korrekte.
Në emisionin “N’Podium” në Ora24.tv, Ramadani deklaroi se për t’u pajtuar me dikë, fillimisht duhet të ekzistojë një miqësi apo bashkëudhëtim, duke shtuar se me Mickoskin kanë qenë rivalë politikë në garën për komunën.
Ai tha se nuk mund ta quajë hidhërim personal, por vlerësoi se nuk ka pasur qasje të barabartë ndaj të gjithë qytetarëve nga ana e kryeministrit gjatë asaj periudhe.
Ramadani u shpreh i bindur se veprimet e tij kanë qenë të drejta dhe theksoi se, po t’i jepej sërish mundësia, do të vepronte njësoj.
“Edhe njëqind herë të më vijë ta ballafaqoj të njëjtën betejë, njëjtë do ta bëj”, deklaroi ai.





