26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Hapja e parkingut nëntokësor tek Muzeu, Mexhiti: Po i hapim dyert e mundësive për Çarshinë e Shkupit

Pas dekadash neglizhence nga pushtetet e mëparshme, kandidati i VLEN-it për Çairin, Izet Mexhiti, ka njoftuar hapjen e parkingut nëntokësor pranë Muzeut, një hapësirë që do të lehtësojë ndjeshëm qarkullimin dhe shërbimet për qytetarët, bizneset dhe vizitorët e Çarshisë së Shkupit.

“E hapëm derën e mbyllur për dekada të parkingut nëntokësor tek Muzeu, duke vënë në funksion një hapësirë të rëndësishme që do t’i shërbejë qytetarëve, bizneseve dhe vizitorëve të Çarshisë së Shkupit,” – tha Mexhiti.

Ai kujtoi se për vite të tëra kjo hapësirë kishte mbetur jashtë funksionit, megjithëse nevoja për të ka qenë e madhe.

“Pushtetet e kaluara nuk deshën ta vinin në funksion, ani pse nevoja ka qenë e madhe. Sot, pas marrjes së qeverisë nga VLEN, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe ministrin z. Zoran Lutkov, po e bëjmë realitet hapjen e këtij parkingu nëntokësor,” – shtoi ai.

Sipas Mexhitit, ky veprim është shembull i qartë i ndryshimit që po sjell qeverisja e VLEN-it:

“Ky është dallimi mes nesh dhe atyre që ishin para nesh: aty ku ata s’deshën të hapin dyert e mundësive, ne po i hapim ato për qytetarët. Hapja e këtij parkingu është shembull i qeverisjes sonë: punë të prekshme, rezultate që shihen dhe vendime që lehtësojnë jetën e qytetarëve dhe bizneseve.”

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit