Kryetari i Komunës së Haraçinës, Daut Beqiri, ka vizituar sot Sallën e Sportit të Shkollës Fillore “Gjergj Kastrioti” në Haraçinë, një hapësirë e rëndësishme që tashmë është në dispozicion të nxënësve, të rinjve dhe sportdashësve të komunës.
Kjo sallë do të shfrytëzohet nga nxënësit e shkollës, të rinjtë e Haraçinës, si dhe nga Klubi Futbollistik Shkëndija e Haraçinës 77, ndërsa do të shërbejë edhe për organizimin e turneve dhe aktiviteteve të ndryshme sportive.
Kryetari Beqiri theksoi se funksionalizimi i hapësirave publike mbetet prioritet i Komunës së Haraçinës, pasi ato duhet t’u shërbejnë drejtpërdrejt qytetarëve dhe të kontribuojnë në një jetë më aktive, më të shëndetshme dhe më të bashkuar.
“Vetëm punë, për të mirën e qytetarëve”, ka porositur Beqiri.




