9.8 C
Skopje
Sunday, October 19, 2025

Hapet ambulanca e re në Radushë – Iseni: Një hap i madh për kujdesin dhe dinjitetin e banorëve

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit të Shkupit, Samir Iseni, ka njoftuar për hapjen solemne të ambulancës së re lokale në Radushë, një projekt që, siç thekson ai, përmbush një ndër premtimet kryesore për barazi në qasjen shëndetësore në çdo vendbanim të Shkupit.

“Sot, me shumë kënaqësi, së bashku me ministrin e Shëndetësisë Azir Aliu, kryetarin e ardhshëm të Komunës së Sarajit Muhamed Elmazi, deputetin Bekim Sali dhe Feride Haxhiu, bëmë hapjen solemne të kësaj ambulante, e cila shënon një hap të madh për shëndetin, kujdesin dhe dinjitetin e çdo banori të Radushës,” – shkroi Iseni.

Ai theksoi se që nga dita kur mori detyrën si drejtor, ka qenë i përkushtuar që çdo qytetar të ketë qasje të barabartë në kujdes shëndetësor dhe që ambulancat lokale të bëhen realitet, duke ofruar shërbime me dinjitet dhe profesionalizëm.

“Kjo është një tjetër dëshmi se kur punohet me përkushtim dhe bashkëpunim, rezultatet janë të dukshme dhe të prekshme. Bashkë po ndërtojmë një shëndetësi më të afërt, më moderne dhe më njerëzore për çdo qytetar të Shkupit,” – përfundoi Iseni.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit