Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka shprehur ngushëllime për vdekjen e ish-kryeparlamentarit Nexhat Daci, duke thënë se kjo është një humbje e madhe për Kosovën.
Hamza tha se trashëgimia e tij është pjesë e pandashme e themeleve të shtetndërtimit.
“Lajm i hidhur në ditën e parë të vitit 2026. Ndarja nga jeta e Nexhat Dacit është një humbje e madhe për Kosovën. Ai ishte institucionalist dhe akademik i përkushtuar, që kontribuoi shumë në jetën publike, duke besuar në rendin kushtetues, dialogun institucional dhe dijen si udhërrëfyes të shoqërisë”.



