Hamasi i ka kthyer përgjigje propozimit të të dërguarit të presidentit amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për një armëpushim në Gaza.
Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, grupi i armatosur tha se teksin e përgjigjes ua ka paraqitur ndërmjetësuesve duke rënë dakord të lirojë dhjetë pengje të gjallë dhe të dorëzojë trupat e 18 pengjeve të tjerë të vdekur, në këmbim të një lirimi të dakorduar të të burgosurve palestinezë.
Megjithatë Hamasi përsëriti kushtet e njohura të lëvizjes: duke kërkuar një armëpushim të përhershëm, një tërheqje të plotë të Izraelit nga Gaza dhe garanci për futjen e vazhdueshme të ndihmës humanitare.
Asnjëra prej këtyre kerkesave nuk është në ofertën që është aktualisht në tryezë bisedimeve, ndaj dhe përgjigjja e Hamasit nuk përbën as një refuzim të qartë dhe as një pranim të qartë të propozimit amerikan.
Detajet e plota të planit të armëpushimit të propozuar nga SHBA-të nuk janë bërë publike, por agjencia e lajmeve “Reuters” raporton se ai përfshin një armëpushim 60 ditor, lirimin e 28 pengjeve izraelite – të gjallë dhe të vdekur – në javën e parë, dhe lirimi i 30 të tjerëve sapo të vendoset një armëpushim i përhershëm.
Tel Avivi nuk ka reaguar ende ndaj këtij propozimi të Hamasit, ndërsa më herët gjatë javës kryeministri Izraelit ishte shprehur pro propozimit amerikan.





