HAGË / Të akuzuarit mund të apelojnë vendimet e Speciales në panelin e veçantë

Gjykata Speciale ka sqaruar se të drejtat e të akuzuarve respektohen në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në një njoftim të publikuar në faqen e saj zyrtare në “X”, Specialja thekson se çdo i akuzuar që nuk është i kënaqur me një vendim ka mundësinë të apelojë te një panel i veçantë gjyqtarësh, dhe si mjet i fundit, te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese.

“Nëse një i akuzuar beson se një vendim nuk është në përputhje me ligjin ose shkel të drejtat e tij, ai mund ta apelojë vendimin te një panel i veçantë gjyqtarësh dhe, si mjet i fundit, te Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese”, thuhet në njoftim.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit