26.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Hagë: Pranohen si prova dokumentet e siguruara nga ‘bashkëpunëtori i Serbisë që u infiltrua në UÇK’

dispozicion nga ky gjykim që edhe gjatë pyetjeve që i bëmë ne doli që nuk ishte ashtu”, tha avokati i Thaçit.Avokati Misetiq përmendi një person të infiltruar nga Shërbimet Sekrete të Serbisë, i cili kishte arritur të shkonte deri në nivele të larta të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kjo duke e ndërlidhur këto dëshmi, me materialet që janë siguruar nëpërmjet autoriteteve serbe.“Zbulim serb e kishte penetruar brenda UÇK-së gjatë konfliktit dhe fakti që ky informacion dihej edhe jashtë UÇK-së është pikërisht një provë që do të jepet nga dëshmitari i Prokurorisë. Ky person i infiltruar ishte në nivele të larta të UÇK-së. Dua të them që informacionet nuk i dinte vetëm UÇK-ja po i dinte edhe shërbimi i Zbulimit Serb që nga vitit 1998. Por, në thelb është se cfarë do të ndodhë nëse trupi gjykues e pranon këtë dokument, mbështetët në këtë dokument dhe pastaj zbulohet qartë se edhe kjo del një provë e fabrikuar”, tha më tutje avokati Misetiq, raporton Nacionale.Ankesa pati edhe avokatja e Kadri Veselit, Anne Rowan.“Sa i takon sfondit të kësaj çështje gjyqësore dhe fakteve, kur shikon përmbajtjen e këtij dokumenti dhe duke e ditur se si është marrur ky dokument, ky dokument nuk mund të thuhet se ësht i lidhur vetëm me UÇK-në. Ky dokument mund të jetë porositur nga vetë Zbulimi Sekret Serb sepse Zbulimi Sekret Serb mund t‘i ketë ditur këto informacione. Pastaj a është i vertetë dokumenti a po jo nuk e di, po këta mund të jenë serb që mund të kenë pasur dijeni po për këto gjëra”, tha ajo.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit