11.8 C
Skopje
Wednesday, November 5, 2025

Guximi yt është fillimi i fundit të korrupsionit

 

Shkup, 16.06.2025 – Korrupsioni nuk është vetëm një padrejtësi ndaj individit, por është një nga plagët më të mëdha që shkatërron themelet e rendit juridik dhe ngadalëson zhvillimin ekonomik dhe shoqëror. Çdokush që është përballur me kërkesa të tilla dhe të ngjashme, e di sa e vështirë dhe frikshme është t’u kundërvihesh atyre. Imagjino këtë situatë: je qytetar që i plotëson të gjitha kushtet ligjore për të marrë leje ndërtimi, dhe dikush të kërkon ryshfet “për procedurë më të shpejtë dhe leje të sigurt për ndërtim”.

Pa fund individë ose kompani që marrin pjesë në tendera publikë, edhe pse janë të vetmit që i përmbushin të gjitha kriteret, marrin oferta joformale – të paguajnë një shumë të caktuar te autoriteti kontraktues për të fituar kontratën, punën, ose në disa raste absurde, për të përfituar shërbime që duhet të jenë të disponueshme për çdo qytetar të zakonshëm.

Fatkeqësisht, këto nuk janë as raste të shpikura, e as të izoluara në përditshmërinë tonë. Ato janë pjesë e një sërë situatash reale me të cilat përballet shoqëria maqedonase, që lëkundin besimin në institucionet dhe krijojnë mundësi të pabarabarta për të gjithë.

Por ka ardhur koha të themi JO! Koha është të ngremë së bashku zërin dhe të thyejmë heshtjen!

Kjo është pikërisht një nga arsyet kryesore përse Bashkimi Evropian, përmes projektit “Mbështetje e BE-së për sundimin e ligjit”, po realizon fushatën “0% korrupsion – Le të jetë e vërtetë!”, me një qëllim të qartë: të inkurajojë të gjithë qytetarët të raportojnë korrupsionin pa frikë, dhe së bashku të ndërtojmë një shoqëri ku padrejtësia dhe abuzimi nuk do të tolerohen.

Sot, edhe pse ekzistojnë linja telefonike dhe kanale të ndryshme për të raportuar korrupsionin në institucione, shumë njerëz nuk ndihen të sigurt ta bëjnë një gjë të tillë. Frika nga pasojat dhe mosbesimi se raportimi do të ketë efekt, i mbyt zërat e njerëzve të ndershëm. Mbështetja që Ministria e Punëve të Brendshme i jep kësaj fushate ka për qëllim të krijojë një sistem që do të sigurojë kushte që guximi të mos jetë rrezik, por një praktikë që institucionet e zbatimit të ligjit do ta marrin në konsideratë. Çdokush që dëshiron të tregojë të vërtetën, të mund ta bëjë këtë pa frikë dhe dyshim.

Të gjithë kemi një pjesë përgjegjësie: institucionet duhet të krijojnë një sistem që i mbron qytetarët, ndërsa qytetarët të kenë besim dhe guxim të raportojnë ofertat e padrejta.

Kemi përgjegjësi ndaj vetes dhe brezave të ardhshëm – të ndërtojmë një shoqëri transparente, të drejtë dhe të fortë.

Guximi yt, imi, yni – është hapi i parë drejt një të ardhmeje të ndritur pa korrupsion.

Bëhu hero i historisë tënde – denonco korrupsionin. Le ta bëjmë realitet “0% korrupsion”!

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit