Kryetari i Organizatës së veteranëve të luftës së UÇK-së, Hysni Gucati sot nga sheshi Skënderbe në Shkup ku është mbajtur protestë për ish krerët e UÇK-së që mbahen në Hagë, ka thënë se qytetarët dhe veteranët nuk kanë probleme në kufirin me Maqedoninë e Veriut.
Ai me këtë rast ka falënderuar kryetarin e komunës së Çairit, Izet Mexhiti, i cili sipas tij ka garantuar këtë lëvizje të lirë të veteranëvë dhe ish luftëtarëve të UÇK-së.
“Sa mbëritën gjeneralët e UÇK-së në Shkup, kufiri është i qetë, qytetarët janë duke kaluar kufirin shumë qetë, nuk ka një kontroll të detajuar. Dua të falënderoj të gjithë ata iniciatorë që kanë marrë iniciativë dhe kanë dërguar doganierë dhe policë shqitarë në kufi dhe ky është suksesi më i madh. Mua më është lajmëruar edhe kryetari i Çairit, Izet Mexhiti të cilin e falënderoj shumë, që thotë se kufiri do jetë i hapur dhe është i hapur për të gjithë qytetetarët që do të vijnë në protestë sot dhe kufiri është i qetë”, ka thënë Gucati.
Ai ka thekson se gjykimi ndaj çlirimtarëve dhe luftës së UÇK-së është vullnet i Rusisë dhe Serbisë me një njeri siç thotë “të çmendur nga Zvicra, siç është Dik Marti, i cili shkoi në botën e amshueshme dhe i mori ato letra me vete”.
“Besoj fuqishëm se këtë e ka bë amabasada serbe, bashkë me atë ruse në Zvicër”, ka nënvizuar kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati.





