11.8 C
Skopje
Saturday, October 18, 2025

Grupi i punës nga BNJVL në bashkëpunim me MPB-në po përpunon ligj për polici komunale

Orce Gjorgjievski, kryetar i komunës Kisella Vodë dhe kryetar i BNJVL-së, sot informoi se grupi i punës nga BNJVL tashmë po punon në përgatitjen e ligjit për polici komunale në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.


Në deklaratë për mediumet pas takimit të sotëm koordinues me kryetarët e komunave të Shkupit, Gjorgjievski tha se në periudhën në vijim edhe opinioni do të duhet të njoftohet me atë ligj.

Sipas kryetarit të Komunës së Karposhit, Stevçe Jakimovski, ndërkaq, problemet e vazhdueshme në Qytetin e Shkupit nuk do të zgjidhen nëse nuk sillet ligj për inspektim komunal.

Kryetarët e komunave të Shkupit në takimin e sotëm koordinues sollën vendim të parashtrohet propozim në Qeveri dhe në Minsitrinë e Mjedisit Jetësor për t’ua marrë ingerencat ndërmarrjeve publike për higjienë komunale dhe parqe dhe gjelbërim.

Siç informoi kryetari i Komunës së Kisella Vodës, Orce Gjorgjievski, pas takimit të sotëm koordinues, sollën vendim të kërkojnë dorëzim të obligimeve të komunave.

 

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit