24.8 C
Skopje
Sunday, September 14, 2025

Grubi për 28 Nëntor: E përjetshme qoftë Shqipëria! (Video)

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi ka bërë të ditur se akademia për shënimin e 28 Nëntorit, i dedikohet Hasan Prishtinës.

Ai ka sjell një pjesë të fjalimit të heroit kombëtar, me qëllimin që të rikthehet në kujtesën kolektive morali i lartë i tij.

“Nata 500 vjeçare aziatike po kalon dhe perandoria e kalbur po shembet. Fuqitë e mëdha europiane po bëjnë plane djallëzore, fqinjtë grabitqar po i mprehin thikat për të na rënë pas shpine e unë e braktisa parlamentin e ndyrë turk. 3 vjet i kalove në të dhe çdo herë i pa kënaqur. U përpoqa me ngulm që të arrijmë të drejtat me kushtetutën e vitit 1908, por më kot”, kishte thënë Prishtina mes tjerash, kujton Grubi.

Grubi thotë se përpjekja për barazi ende nuk ka përfunduar.

 

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit