3.8 C
Skopje
Tuesday, December 23, 2025

Gruaja nga Gostivari dyshohet se ka vjedhur ar në vlerë të 9,000 eurove

Policia ka arrestuar një grua 45 vjeçe nga Gostivari, nën dyshime për vjedhje të stolive të arit në një shtëpi në Gostivar, përcjell TV21. Sipas MPB-së, ari kapte vlerën e 9000 eurove.

“Më 22.12.2025, në orën 10:00, në fshatin Dobërdoll të Gostivarit, punonjës të policisë nga Njësia Policore Gallatë kanë ndaluar M.S. (45 vjeçe) nga fshati Kalishtë i Gostivarit. Ajo dyshohet se më herët gjatë ditës kishte kryer një vjedhje në një shtëpi në fshatin Gradec, pronë e H.A. (49 vjeç) nga fshati Gradec, ku mori stoli prej ari në vlerë rreth 9.000 euro. Stoli e marrë është gjetur dhe iu është kthyer pronarit, ndërsa M.S. është mbajtur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit kundër saj do të ndiqet me kallëzim të përshtatshëm penal”, thonë nga MPB.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit