Policia Kufitare ka njoftuar se të hënën, më 27 tetor 2025, në pikën e kalimit kufitar Kakavijë dhe Qafë Botë nuk do të lejohet qarkullimi i automjeteve në të dy drejtimet, për shkak të grevës së doganierëve grekë, raporton ABC.
Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, ndalimi do të jetë në fuqi nga ora 06:00 deri në orën 10:00.
Gjatë kësaj periudhe, do të lejohen të kalojnë vetëm këmbësorët pa bagazhe dhe automjetet që kanë emergjenca shëndetësore.
Policia Kufitare Kakavijë u kërkon mirëkuptim qytetarëve dhe i këshillon të planifikojnë udhëtimet e tyre me automjete në orare të tjera të ditës, për të shmangur vonesat dhe problematikat në qarkullim.





