6.8 C
Skopje
Friday, November 14, 2025

Greqia e shton edhe një ditë pune

Greqia ka nisur të zbatojë planin për javën e punës në gjashtë ditë në disa industri në përpjekje për ta fuqizuar rritjen ekonomike.

 

Legjislacioni i ri, i cili ka nisur të zbatohet prej korrikut, ua lejon punëtorëve që të punojnë 48 orë në javë, derisa më parë java e punës përfshinte 40 sosh. 

Ky orar do të zbatohet vetëm në bizneset që operojnë 24 orë dhe është opsional për punëtorët, të cilët do të paguhen me 40 për qind shtesë për punën jashtë orarit të rregullt.

 

Megjithatë, kjo lëvizje e Qeverisë greke është krejtësisht e ndryshme me kulturën e orarit të punës në vendet tjera në Europë dhe Shtete të Bashkuara, ku katër ditë pune në javë po bëhen gjithnjë e më të zakonshme.

 

Firmat që kanë nisur zbatimin e këtyre politikave thonë se rëndom oraret më të shkurtra të punës nxisin produktivitetin dhe mirëqenien e stafit.

Ka shqetësime se plani për gjashtë ditë pune në javë në Greqi do të ndihmojë luftimin e punësimit joformal që ka nxitur evazion taksash, ka bërë të ditur emetuesi publik grek.

BBC shkruan se bizneset turistike dhe industria e ushqimit nuk janë përfshirë në këtë politikë.

 

 

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka thënë se thelbi i legjislacionit është që të ndikojë në rritjen ekonomike të vendit dhe që të krijohet një mjedis miqësor për punëtorët, ka raportuar “Guardian”.

“Dhe e sjellë Greqinë në linjë me pjesën tjetër të Europës”- ka thënë ai.

BBC ka kontaktuar ministrin grek të Punës, Niki Kerameus, që ta komentojë këtë vendim.

Kriza financiare globale e fundviteve 2000 pati efekt dërmues në Greqi, derisa politika e shpenzimeve të larta publike dhe evazioni i përhapur i taksave e zhytën vendin në borxhe të mëdha.

 

 

Mitsotakis është lavdëruar se e ktheu suksesshëm ekonominë në binarët e rritjes pasi kriza e shtrëngoi Greqinë t’i kërkonte tri pako ndërkombëtare shpëtimi.

Por kur vjen puna te çështjet e punës, Greqia duket se ka marrë drejtim të kundërt krahas vendeve tjera.

Prej kohës së pandemisë COVID, kompanitë nisën zbatimin e modeleve fleksibile të punës dhe shumë prej tyre e shkurtuan javën e punës në katër ditë, derisa stafit nuk iu ulën pagat.

Në Islandë është vlerësuar si sukses i dëshmuar shkurtimi i javës së punës në katër ditë dhe ka bërë që shumë punëtorë të kërkojnë orare edhe më të shkurtra, kanë treguar hulumtimet, që pretendojnë se produktiviteti ka mbetur i njëjtë ose është përmirësuar në shumicën e vendeve të punës.

Lajme të ngjajshme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit