19.8 C
Skopje
Wednesday, October 15, 2025

“Gostivari do të kthehet në investime të diasporës”, Ademi premton se do ta dhurojë pagën e tij për skamnorët

Ekipi i kandidatit të pavarur për Gostivarin Visar Ademi, doli para mediave me 5 zotime se do të pastrojnë administratën e korruptuar bashkë me pastrimin e mbeturinave dhe heqjen e nepotizmit bashkë me heqjen e qenve endacakë, përcjell TV21. Kandidati Ademi tha se prioritet ka ringjalljen e ekonomisë duke shfrytëzuar pasuritë natyrore të maleve dhe burimet e ujit. Theksin e vendos tek krijimi i kushteve të volitshme për rikthimin e diasporës për të investuar në Gostivar.

“Dua vetëm të them që këto 5 premtimet tona që janë në emrin tim dhe të ekipit tonë këtu bashkë që jemi, i thamë, u zotuam dhe do të kthehen në betim. Në gjuhën shqipe Lirim Lutfiu, maqedonisht e tha Frymëzim Dauti, në turqisht Fjolla Jakupi-Osmani. Ky është vetëm një ekip i vogël që shihni sot por ka zemër të madhe dhe ka mendje të hapur dhe shpresojmë që nëntori do të shikojmë një administratë dhe një qeverisje ndryshe”, u shpreh Visar Ademi, Kandidat I Pavarur Për Kryetar Të Gostivarit.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit