”Goli i jetës”, Muriqi e mposht Realin dhe përfundon në lot

Mallorca ka shënuar një nga fitoret më të rëndësishme të sezonit të tyre.

Ata mposhtën Real Madridin, me rezultat 2-1 duke i mbajtur në garë për të mbetur në La Liga.

Ylli i Kosovës, Vedat Muriqi u shndërrua në “hero”, ku goli i tij po e mban në garë për të shmangur rënien.

Goli i sotëm për Muriqin është i 19 me radhë për Majorkën.

Përpos “Piratit”, shënuan edhe Manu Morlanes dhe Eder Militao.

Me këtë fitore, Mallorca ngjitet në vend të 17-të me 31 pikë, ndërsa Reali mbetet e 2-ta me 69 pikë.( IndeksOnline)

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit