Goditja e verës: Lewandowski ndërron kontinent, zbarkon në Çikago!

Advertisement

Robert Lewandowski ka pranuar të vijojë karrierën në kampionatin amerikan të futbollit dhe do t’i bashkohet skuadrës së Chicago Fire.

Sulmuesi polak ka gjetur akordin e plotë pas një vizite që zhvilloi në qytet dhe në ambientet e klubit rreth dy javë më parë, ku u njoh nga afër me projektin sportiv. Lewandowski pritet të hedhë firmën mbi kontratë në fillim të javës së ardhshme, duke zyrtarizuar kështu një nga lëvizjet më të rëndësishme të këtij afati kalimtar.

Kjo lëvizje përfaqëson një tjetër hap madhor për rritjen e imazhit të MLS-së në arenën ndërkombëtare, duke rrëmbyer një nga “gjahtarët” më të spikatur të golit në historinë e futbollit modern.

Për Chicago Fire, afrimi i një lideri me eksperiencën e polakut nuk rrit vetëm pretendimet dhe cilësinë teknike në fazën ofensive, por garanton gjithashtu një impakt të jashtëzakonshëm mediatik dhe marketing për klubin. Lewandowski lë pas lavdinë e turneve evropianë për të shkruar një kapitull të ri e premtues përtej Atlantikut.Top Channel

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit