23.8 C
Skopje
Tuesday, September 16, 2025

Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së/ Ish-diplomati amerikan, James Rubin dëshmon sërish në Hagë

James Rubin, ish-ndihmësi i sekretarit amerikan të Shtetit, vazhdon këtë të martë dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dje mbrojtja nisi paraqitjen e provave në gjykimin Thaçi dhe ish-krerët e tjerë të UCK, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, duke thirrur dëshmitarin e parë, në këtë rast James Rubin.

Sipas përmbledhjes së Mbrojtjes të lexuar në gjykatë, dëshmitari James Rubin ka shërbyer si Ndihmës Sekretar i Shtetit i SHBA-së për Çështjet Publike dhe Zëdhënës Kryesor nga viti 1997 deri në vitin 2000.

Po ashtu, përfaqësues të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara dje ishin të pranishëm në sallën e gjyqit për të shoqëruar dëshmitarin.

Gjatë dëshmisë së tij në Hagë, James Rubin tha se forcat serbe janë munduar që të mbulojnë krimet e tyre dhe janë përpjekur që ta fajësojnë UÇK-në.

“Qeveria serbe gjithmonë është përpjekur të fajësojë UÇK-në dhe kjo është në përputhje me mënyrën e veprimit të regjimit serb, mënyrë se si ka vepruar në atë kohë, kjo është mënyra se si ata janë përpjekur të justifikonin fajin tek të tjerët”, tha ai.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit