19.8 C
Skopje
Monday, September 15, 2025

Gjykimi për vrasjen e Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit vazhdon më 27 janar

Me publikimin e pamjeve nga kamerat e sigurisë sot në Gjykatën Themelore Penale Shkup vazhdoi gjykimi për vrasjen e të miturës Vanja Gjorçevska dhe banorit nga Velesi Pançe Zhezhovski, ku i akuzuari i parë është Lupço Palevski-Palço, së bashku me Bore Videvskin, Velibor Manevin dhe Vllatko Keshishovin, si dhe babain e vajzës, Aleksandar Gjorçevski. Gjykimi vazhdon më 27 janar.

Prokuroria në seancën e sotme gjyqësore prezantoi pamje nga sistemi Sejf siti, për të cilat tha se janë siguruar nga kontrolli i targave të veturave Citroen dhe Reno Kangu.

Vetura Citroen e të vrarit Pançe Zhezhovski, në të cilin është rrëmbyer Vanja në një video të ditës kritike të 27 nëntorit 2023 në ora 06:28, është parë në kryqëzimin e Bulevardit “Hristijan Todorovski Karposh” me rrugën “Ferid Bajram”, në Çair, ndërsa po lëviz drejt Qendrës. Në orën 6:29 vazhdon përgjatë bulevardit “Cvetan Dimov” në drejtim të Bit Pazarit dhe në kryqëzimin me Q.T. “Mavrovasja” kthehet përgjatë bulevardit “Goce Dellçev” në drejtim të urës “Goce Dellçev” dhe në orën 6:33 vazhdon në Bulevardin “Ilinden” dhe në kryqëzimin tek Qeveria, tërhiqet përgjatë rrugës “Orce Nikollov”.

Në orën 06:36, Citroeni është vërejtur në parkingun në rrugën “Mihail Cokov”, afër hotelit “Park” dhe ka vazhduar drejt ndërtesës së Vanjës në rrugën “Naum Naumovski Borçe”.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit