Gjykata vendos vazhdimin e arrestit shtëpiak për Grubin

Ish-zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi mbetet në arrest shtëpiak nën mbikëqyrje të rreptë policore 24-orëshe, pasi Gjykata Penale e Shkupit pranoi kërkesën e Prokurorisë për vazhdimin e kësaj mase ditë më parë.

Grubi, i cili u kthye në vend më 23 shkurt pas më shumë se 14 muajsh arratisje, është i dyshuari kryesor në rastin e furnizimeve të dyshimta me aparate për video-lotari (VLT), me të cilat, sipas vlerësimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, buxheti i shtetit është dëmtuar për më shumë se 8 milionë euro

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit