Gjykata Themelore Penale në Shkup sot mori vendim me të cilin miratohet në tërësi aktakuza për lëndën “Aditiv”, pas së cilës është formuar lëndë penale – juridike, e cila përmes sistemit AKMIS do të shpërndahet për procedurë të mëtejshme te një gjyqtar.
Siç informuan nga Gjykata Penale, Këshilli për vlerësimin e aktakuzës, duke vepruar sipas aktakuzës në opinion të njohur së “Aditiv”, pas vlerësimit të pretendimeve, si dhe ankesave të aktakuzës, miratoi vendim me të cilin në tërësi miratohet aktakuza.
“Këshilli për vlerësimin e aktakuzës, duke vepruar sipas aktakuzës me KO nr. 108/24, të njohur në opinion si “Aditiv”, pasi vlerësoi pretendimet në aktakuzë dhe ankesat ndaj aktakuzës, miratoi një vendim me të cilin aktakuza miratohet në tërësi. Në përputhje me aktakuzën e miratuar, është formuar lëndë penale- juiridke sipas KOK nr. 73/25, e cila përmes sistemit AKMIS do t’i caktohet një gjyqtari për përpunim të mëtejshëm, ndërsa sapo të caktohet seanca kryesore, termini do të jetë i disponueshëm përmes Kalendarit të Gjykimeve në ueb-faqen e gjykatës”, qëndron në kumtesën.
Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, më 27 shkurt të këtij vitit ngriti aktakuzë në Gjykatën Penale kundër 31 personave fizikë dhe pesë personave juridikë.
Siç paraprakisht kumtoi PTHPNJKOK, sipas pretendimeve në dispozitiv, i pandehuri i parë ka kryer veprën penale të Punë e pakujdesshme në shërbim, ndërsa gjashtë të tjerë akuzohen për kryerje të veprave penale Bashkim kriminal dhe keqpërdorim të procedurës për ftesë publike, dhënien e një kontrate për furnizim publik ose partneritetit publik-privat, katër prej tyre akuzohen edhe për veprën penale të pastrim i parave dhe të ardhura të tjera nga vepra penale.
Dymbëdhjetë persona akuzohen për kryerjen e veprës penale të Bashkim kriminal dhe vepër penale të vazhduar Keqpërdorim i pozitës zyrtare dhe autoritetit, ndërsa dy prej tyre kanë kryer edhe veprën penale pastrim i parave dhe të ardhura të tjera nga vepra penale. Katër persona akuzohen se kanë kryer veprat penale – Bashkim kriminal dhe pastrim i parave dhe të ardhura të tjera nga vepra penale, ndërsa katër të tjerë kanë kryer vepër penale të vazhdueshme të keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit.. Katër personat e tjerë akuzohen për veprën penale Pastrim i parave dhe të ardhurave të tjera nga vepra penale.





