Gjykata kushtetuese e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me rastin e 62-vjetorit të mbledhjes së parë të mbajtur më 15 shkurt 1964, u bën thirrje qytetarëve për takime të rregullta me kryetarin Darko Kostadinovski, të cilat do të mbahen çdo të enjte të parë të muajit.
Shërbimi i Gjykatës kushtetuese për shtyp kumtoi se qëllimi i takimeve është të afrohet puna e kësaj gjykate drejt qytetarëve, të ngritet vetëdija për të drejtat e garantuara kushtetuese dhe të sqarohet mlnyra e parashtrimit të drejtë të parashtresave.
Theksojnë se takimet paraqesin mundësi që qytetarët të njihen për së afërmi me kompetencat, parashtresat dhe rëndësinë e vendimeve të Gjykatës kushtetuese në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive.
Për pjesëmarrje, të interesuarit mund të paraqiten në adresën elektronike [email protected], ndërsa për pyetje shtesë në dispozicion është edhe numri i telefonit +389 2 322 3626, ceket në kumtesë.



