3.8 C
Skopje
Monday, December 22, 2025

Gjykata Kushtetuese nuk arriti të zgjedh kryetarin e ri

Gjykata Kushtetuese gjatë ditës së sotme katër herë tentoi, por nuk arriti të zgjedh kryetarin e ri, i cili duhet të ulet në vendin e Dobrilla Kacarskës, të cilës, mandati i skadon më 2 qershor.

Dy kandidatet pretendente, Tatjana Vasiq-Bozaxhieva dhe Ana Pavllovska Daneva, nuk kanë arritur që të sigurojnë shumicë prej dy të tretave. Procedura për zgjedhjen e kryetarit do të përsëritet derisa nuk zgjidhet kryetari, ndërkaq gjykatësit votojnë në mënyrë të fshehtë. Për nesër, është caktuar seanca e radhës, e cila do të mbahet në ora 10. Kryetarja e deritanishme, Kacarska, në fjalimin përfundimtar të saj tha se ka qenë cak i kërcënimeve derisa e ka ushtruar këtë funksion.

Lajme të ngjajshme

1 Koment

  1. Thực tế cho thấy, các vấn đề về giao dịch tại slot365 rất hiếm khi xảy ra. Theo thống kê, tỷ lệ giao dịch có vấn đề chỉ chiếm chưa đầy 0.5%, thấp hơn đáng kể so với mức trung bình ngành là 2-3%. TONY12-12

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit