29.8 C
Skopje
Wednesday, September 24, 2025

Gjykata Kushtetuese do ta shqyrtojë Vendimin e Qeverisë për vërtetimin e numrit të anëtarëve të këshillave komunale

Gjykata Kushtetuese në seancën e sotme të 20-të do t’i shqyrtojë rastet për Vendimin e Qeverisë me të cilin konfirmohet numri i anëtarëve të këshillave në komuna.

Për këtë pikë janë dorëzuar tre nisma. E para është dorëzuar nga Skender Rexhepi i cili pohon se vendimi i kontestuar krijon pasiguri juridike, sepse sipas tij, Qeveria pa autorizim ligjor e ka marrë vendimin me të cilin është konfirmuar numri i anëtarëve të këshillave në komuna. Në nismë është theksuar se Qeveria nuk ka autorizim ligjor për vendime të tilla dhe numri i anëtarëve i cili është përcaktuar me Vendimin e kontestuar është i ndryshëm nga mënyra e parashikuar në nenin 34 të Ligjit për vetëqeverisje lokale. Citohet se vendimi nuk përmban të dhëna në bazë të të cilave është përcaktuar numri i anëtarëve të këshillave, që e njëjta e bën të paqartë dhe në kundërshtim me nenin 9 alinea 3 të Kushtetutës.

Nisma e dytë është dorëzuar nga Qenan Alija i cili pohon se Vendimi kontestues është në kundërshtim me nenin 8 alinea 3 dhe nenin 51 të Kushtetutës, si dhe me nenet e Ligjit për vetëqeverisje lokale. Citohet se pushteti ekzekutiv nuk mund ta caktojë numrin e anëtarëve në këshillat e komunave në kundërshtim me të dhënat zyrtare të fituara nga Regjistrimi në vitin 2021.

Paraqitës të nismës së tretë janë Blerim Bexheti, koordinator i grupit të deputetëve “Fronti Evropian” dhe Sali Murati, deputet i grupit parlamentar “Fronti Evropian”. Në të mes tjerash citohet se me vendimin kontestues shkelet neni 34 i ligjit për vetëqeverisje lokale, sepse sipas pohimeve i jepet autorizim Qeverisë ta caktojë numrin e anëtarëve të këshillit të komunës. Sipas dorëzuesve, neni 36 paragrafi 3 i Ligjit për Qeverinë mundëson të miratohen vendime që të zbatohen ligjet, por jo edhe të merren vendime të cilat janë bazuar në metodologji kontestuese juridike ose të shfuqizuara. Për këtë si argument theksojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese U. nr 251/2025 me të cilin Gjykata shfuqizoi pjesë të metodologjisë për realizimin e regjistrimit në vitin 2021. Citohet se fakti me të cilin Gjykata Kushtetuese i ka shfuqizuar pjesët kontestuese të Metodologjisë është nga vlera themelore për vlerësim juridik të Vendimit tani kontestues të Qeverisë, sepse ai është bazuar në bazat e shfuqizuara metodologjike, përkatësisht në të dhënat e kategorisë “popullata rezidente” sipas Regjistrimit të vitit 2021.

Lajme të ngjajshme

Lajmet e fundit