Gjykata kushtetuese do ta mbajë seancën e parë në vitin 2026 – në rend të ditës nëntë iniciativa
Gjykata kushtetuese sot do ta mbajë seancën e parë këtë vit, ku në rend të ditës janë caktuar nëntë iniciativa për vlerësimin e kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë, një kërkesë për mbrojtjen e lirive dhe të drejtave dhe tre propozime për vendosje me Draft-vendim.
Në rend të ditës së seancës së sotme është iniciativa, me të cilën kontestohet neni 2 paragrafet 1 dhe 4 dhe neni 73 nga Ligji për Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Parashtruesi i iniciativës Sllavko Llazovski vlerëson se Banka Popullore është e privilegjuar lidhur me lirimet tatimore dhe lehtësimet, të cilat sipas tij, nuk kanë kuptim dhe justifikim dhe e njëjta është në kundërshtim me sudimin e së drejtës, si vlerë themelore të rendit kushtetues, neni 33 dhe neni 51 nga Kushtetuta e Republikës së Maqeodisë së Veriut.
Para gjykatësve do të gjendet edhe iniciativa, ku u kontestua neni 60 paragrafi 3 alinea 2 nga Ligji për kontestet administrative. Parashtruesi i iniciativës Aleksandar Nikollovski vlerëson se dispozita e kontestuar shkakton dilema, është jo e saktë dhe është i paqartë implementimi në praktikë. Në iniciativën thuhet se nuk është në pajtim me sundimin e së drejtës, me dispozita të nenit 50 dhe Amandamentit XXI të Kushtetutës.
Në seancën e sotme, mes pikave tjera janë edhe iniciativat për kontestimin e neneve të Ligjit për ekzekutim, Marrëveshja kolektive për veprimtari shëndetësore, rregullorja për përcaktimin e kompensimeve autoriale, punët gjeodete për dedikime të posaçëme, si dhe aktet lokale nga komunat Gostivar, Tetovë dhe Karposh.



